Manjanin e habit sondazhi: Njerëzit duken të lumtur nga dajaku i qeverisë, veçanërisht nga Yuri Kim!!!

Manjanin e habit sondazhi: Njerëzit duken të lumtur nga dajaku i qeverisë, veçanërisht nga Yuri Kim!!!

09:50, 24/06/2022
A+ Aa A-

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i ka komentuar me sarkazmë, rezultatet e një sondazhi besimi tek institucionet, që ka bërë së fundi një televizion në Shqipëri.

Në fakt, tek sondazhi “Besimi në institucione’, më shumë se gjysma e shqiptarëve të intervistuar kanë shprehur besim tek Ambasada e SHBA, 52% e tyre; më pas tek Delegacioni i BE (50%), tek Komuniteti Ndërkombëtar (45%) dhe pas këtyre, tek qeveria e tyre.

E gjithë kjo i ka lënë shteg analistit Manjani që të dalë i habitur në konkluzionin se  “institucionet e dajakut janë ato ku sot shqiptarët besojnë më shumë!!!”.

Manjani shkruan:

"Druni ka dalë nga xhehneti"; "Kush të rreh të do"; "Kush të q* nënën i thirret babë" janë shprehje tipike tonat.

Ja që i tregon qartë fare edhe kjo matje e besimit të shqiptarëve në institicione... Shumica besojnë te Yuri Kim, se ajo do na "rrahë" ata që ba rrahin këtu!!! Është e Amerikës ajo ka CIA, FBI, luftanje ... ehuuuu. T'thyn n'mes ajo...

Shqiptarët besojnë më pak shërbimet publike që i paguajnë vetë sesa dajakun që i jep qeveria. Duket sikur i thonë qeverisë “aman na hy n'dru pak më shpesh, pa lëri arsim shëndet e drejtësi”!!!!

Le pastaj besimi tek institucionet e demokracisë! Dramë fare! Media, shoqëria civile, partitë, opozita as i do njeri t’i shohë me sy! S’e di po kam idenë që po hamë m* kot duke kërkuar liri, demokraci, drejtësi e shërbime! Domethënë, gjykata që liron të arrestuarit pa ligj të Policisë, besohet më pak sesa Policia që i shemb në dru, u merr pronën e lirinë pa ligj.

Njerëzit duken të lumtur nga dajaku e qeverisë dhe veçanërisht me Yuri Kim. Në fakt janë rehat edhe me partitë e udhëheqësit që janë. As që po kërkojnë diçka të re... Ky sondazh i Euronews dhe disa të tjerë të mëparshëm këtë tregon," nënvizon ai dhe tregon pasqyrën./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco