VIDEO-SYRI TV/ Shqipëria në protestë: Krijohet Rezistenca Qytetare

08:25, 23/06/2022
A+ Aa A-

SYRI TV

Me dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe intelektualë kanë firmosur një dokument ku shprehin angazhimin për krijimin e një Rezistence Qytetare për Shqipërinë.

Në tekstin e bërë publik, shprehet ndër të tjera angazhimi për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit. 

“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë!

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!”

Dokumenti është firmosur gjatë zhvillimit të tryezës së shoqërisë civile me liderin e opozitës, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco