Krijohet ‘Rezistenca Qytetare për Shqipërinë’, firmosin 56 aktivistët e parë të Shoqërisë Civile

Krijohet ‘Rezistenca Qytetare për Shqipërinë’, firmosin 56 aktivistët e parë të Shoqërisë Civile

20:30, 22/06/2022
A+ Aa A-

Tryeza e sotme e zhvilluar nga kryetari i PD-së Sali Berisha dhe aktivistët e Shoqërisë Civile ka konkluduar në krijimin e ‘Rezistencë Qytetare për Shqipërinë’.

Për krijimin e kësaj rezistence kanë firmosur 56 aktivistët e parë të cilët do krijojnë edhe kalendarin e aktiviteteve që do zhvillohen në kuadër të mbrojtjes së Shqipërisë e cila është në rrezik nga qeveria e Edi Ramës. 

Kjo rezistencë qytetare do koordinojë veprimtarinë e saj me strukturat e Partisë Demokratike dhe të gjitha partive të tjera opozitare. 

Rezistencë Qytetare për Shqipërinë

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco