Çfarë po lëviz në Bullgari? Qeveria rrëzon propozimin e opozitës

Çfarë po lëviz në Bullgari? Qeveria rrëzon propozimin e opozitës

12:36, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur në një postim se diçka po lëviz në Bullgari sa i përket vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng hapjen e negociatave edhe me Shqipërinë.

Por çfarë po ndodh në Bullgari?

Situata nuk duket sërish rozë, pasi vendi është përfshirë në një krizë të thellë politike dhe kryeministri i vendit, Kiril Petrov do përballet me një mocion mosbesimi.

Ditën e sotme, lideri i opozitës bullgare, Boyko Borissov tha se është gati që të japë votat e tij për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai e sulmoi kryeministrin e vendit duke e quajtur frikacak, kurse Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ishte i pari që falënderoi Borissov duke thënë se vendimi është historik.

Borissov tha se mbështet një propozim francez për zgjidhjen e kësaj çështje, i cili mundëson heqjen e vetos, por nuk dihet nëse është e mundur që kjo të realizohet në një afat të caktuar kohor që të mundësojë hapjen e dritës jeshile që në këtë samit të BE.

Nga ana tjetër, mediat bullgare shkruajnë se qeveria e ka hedhur poshtë propozimin e opozitës që fillimisht të miratohet formula e presidencës franceze për të zhbllokuar procesin, më pas të merret vendimi në parlament.

Qeveria thotë se vendimi fillimisht duhet të shkojë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme, më pas në seancë plenare.

Pasi të marrë mbështetjen e gjerë në këtë seancë, vendimi duhet të shkojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Duke marrë parasysh se vendi është në krizë politike dhe para një mocioni për kryeministrin, situata sa u përket termave kohorë, nuk duket premtuese.

Por gjithsesi në vend priten zhvillime në çdo moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco