Abazoviç përgënjështron Ramën: Nuk bëhemi pjesë e 'Ballkanit të Hapur'

Abazoviç përgënjështron Ramën: Nuk bëhemi pjesë e 'Ballkanit të Hapur'

10:44, 08/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.

Abazoviç po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit.

“Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviç përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social, Telegram.

Ky reagim i Abazoviçit u bë pasi më 7 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi joformal në Ohër, deklaroi se pjesëmarrja e Abazoviçit në takimet në Ohër, “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’”, raporton Evropa e Lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai08/06/2022 14:07

Ky eshte pjelle e sorros, njesoj si te gjithe kurvat drejtuese ne ballkanin perendimor, mjeret shqiptaret ne rajon

Shto koment

Denonco