VIDEO-SYRI TV/ Zjarret në Sazan dhe kolapsi në ushtri, Berisha: Gjendje skandaloze, i bëj thirrje NATO-s për inspektim

12:46, 06/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar gjendjen tejet të rëndë në Forcat e Armatosura, ku ushtarët kanë dorëzuar dorëheqjet te komandatët e tyre për shkak të rrogave tejet të ulëta.

‘Oficerë madhore të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin. Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajer’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ushtria në kolaps të plotë!

Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.

Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.

Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajer.

Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.

I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!

Pershendetje dr, jam oficer i Ministrise se Mbrojtjes, gjendja katastrofike e Forcave tona te Armatosura me detyron t'ju drejtohem me kete mesazh.

Ushtria jane sot eshte ne gjendjen e saj me te veshtire ne te gjitha aspektet dhe ne te gjitha fushat.

Aktualisht me shume se gjysma e ushtareve kane dorezuar doreheqjet e tyre prane komandave, por ato nuk ju pranohen dhe ata per shkak te kontrates qendrojne ne detyre krejtesisht te pamotivuar. Doreheqjet e tyre lidhen me rrogat fare te uleta te ushtareve dhe kushtet krejt te papershtatshme.

Oficeret, gjer tek ata te larte, punojne pas dite si roje sigurie ose barmen apo kamarier ne lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre jane te uleta dhe nuk perballojne dot kerkesat familjare.

Shume e keqe eshte gjendja ne floten ajrore dhe detare te ushtrise tone.

Birn ka investiguar dhe ka bërë publike par 10 ditësh fenomenin e mosfunksionimit të Flotes Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s!

Asnjë helikopter, perfshi dhe helikopterët COUGAR qe janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milion euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minute në ajer sepse janë jashtë gatishmerie...!

Kjo u vertetua dhe vitin qe shkoi, ku gjatë veres kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minute me fikur zjarret, por u desh me i kerkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane..!

Po kështu është situata dhe me Floten Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmeri...!

Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmeri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buletinin ditor të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrisë...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco