Rama përdor çarterin me Zahon dhe Lindën, trupi i Nishanit erdhi nga Gjermania me furgon

Rama përdor çarterin me Zahon dhe Lindën, trupi i Nishanit erdhi nga Gjermania me furgon

20:01, 02/06/2022
A+ Aa A-

Abuzimi me asetet shtetërore në Shqipëri ka arritur nivele skandaloze, pasi çarteri i shtetit përdoret nga kryeministri Edi Rama për të shëtitur botën ai dhe familja e tij.

Ndërsa në rastin e vetëm ku është dashur angazhimi i të gjithë shtetit, sipas protokollit, për të sjellë trupin e ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, avioni shtetëror nuk vihet në dispozicion.

Pse? Sepse avioni ishte i zënë me kryeministrin dhe familjen e tij.

Arkëmorti me trupin e pajetë të Nishanit ka ardhur nga Gjermania me furgon në rrugë tokësore nga Berlini duke përshkuar një rrugë disa mijëra kilometra përmes Austrisë, Hungarisë, Serbisë për të mbërritur në Prishtinë dhe nga aty përmes Rrugës së Kombit, në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të 31 majit. 

Në pikën e kalimit kufitar, makina e funeralit është pritur me nderime nga policia e Kosovës. Foto që shihni i përket pikërisht momentit të mbërritjes së arkëmortit në doganën e Morinës.  

Image

Ish-Presidenti i Republikës meritonte të nderohej me nderimet më të larta shtetërore, por autoritetet kanë vendosur t'i veshin vetes një nga turpet më të paimagjinueshme.  

Shpenzohen miliona euro për inceneratorët dhe koncesionet PPP në radhë, por kursehen disa mijë euro për avionin shtetëror që do të sillte në atdhe trupin e pajetë të atij që ka shërbyer si kryetar i shtetit për 5 vite, 2012-2017.  

Edi Rama, me Lindën dhe Zahon fluturoi me avionin shtetëror ditën e shtunë drejt Parisit për të parë në stadium finalen e Champions League, por nuk e ka parë aspak të udhës që çarterin që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ta vendosë në dispozicion të protokollit të shtetit, që po organizonte ceremoninë e funeralit, për ish-presidentin Bujar Nishani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji Simaku03/06/2022 08:25

Kurvat dhe dobiçet e sorosit vetm me çarter mund te udhetojne.

Shqiptaro-Amerikani02/06/2022 22:11

Po ajo dihet qe Zaho, si i biri i Aleksander Vucic, i lene nen kujdestarine e Sulltan Satrapit te Surrelit, do te jetoje si bir shehiku, do udhetoje me Charter kudo neper bote, do te kete gjithcka prej floriri, do te kete ne llogarite e tij Off-shore ne parajsat fiskale me miliarda euro, qe Edvin Rama u ka vjedhur, po u vjedh dhe do te vazhdoje qe t'iu vjedhe shqiptareve edhe per 3 vite te tjera!!! Dashnorja e Vucicit, nena natyrale e Zahos, eshte bjonde!! Kerkojini Rames qe te beje analizat e ADN per vete dhe per Zahon, dhe do te shihni qe nuk kane asnje lidhje me njeri-tjetrin. Nuk ka asnje shpjegim tjeter vasaliteti i Rames ndaj padronit te tij serbo-rus Vucic, qe maskohet me gjasme prejoketi "Ballkani i Hapur", pra Jugosllavia e Re, pervec se kesaj lidhjeje! Pra neser, sipas planit te Rames, kur ta shpalle Shqiperine nje Principate te Mbreterise se Bashkuar Serbe, Zaho do te jete Princi i Kurores se Principates Shqiptare te Mbreterise Serbe!!! Ballkani i Hapur eshte nje perralle!! Projekti nuk eshte Ballkani i Hapur, por krijimi i Mbreterise Serbe! Habitem me burokratet e SHBA dhe te BE qe nuk e kane kuptuar akoma kete projekt djallezor sorosiano-rus!!!

Shto koment

Denonco