Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Berisha e mbyll mes lotësh, lamtumirën për ish-Presidentin Nishani: U prehsh në paqe, miku im i dashur!

VIDEO/ Berisha e mbyll mes lotësh, lamtumirën për ish-Presidentin Nishani: U prehsh në paqe, miku im i dashur!

13:32, 02/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e lamtumirës për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, ish-Presidentin Bujar Nishani, që do të prehet në varrezat e Sharrës. Por sot, Berisha, për herë të parë publikisht nuk i ka mbajtur lotët dhe e ka ndërprerë për pak fjalën e tij me zërin që iu drodh nga trishtimi, duke arritur ta përfundojë atë.

Përpara qindra pjesëmarrësve në funeral, Berisha u drejtua me fjalë prekëse:

“I dashur Bujar! Sot, fëmijët, Ersi, Fiona; shoqja jote e jetës, Odeta; baba Faiku, vëllezërit, familjarët, të afërmit, miqtë e tu, dinjitarët më të lartë shqiptarë - qytetarët e këtij vendi, jemi këtu rreth teje të të përcjellim me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë në udhëtimin pa kthim, në udhëtimin tënd të përjetshëm, të parakohshëm që ti nise pasi ke ngjitur si rrallëkush tjetër shkallët e jetës dhe ato më të larta të detyrës.

Por në fakt, ti megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, përsëri për sa kohë që ne do të jetojmë, do të mbetesh i gjallë midis nesh me veprat, fisnikërinë, dhuntitë e larta morale, përkushtimin e pakufishëm, shërbimet e mëdha dhe të çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e tyre në liri...

... Së fundi, unë dua të shpreh sot një mirënjohje të thellë, për familjen tënde dhe të gjithë ata që bënë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë.

U prehsh në paqe (loton dhe ndal për pak fjalën) ... u prehsh në paqe, miku im i dashur dhe paqja e mëshira e Zotit të bjerë mbi ty! I lehtë të qoftë dheu i tokës sonë. Lamtumirë!”- e mbylli fjalën, lideri historik i PD.    

FJALA E PLOTË E LAMTUMIRËS E Z. BERISHA NË PËRCJELLJEN E ISH-PRESIDENTIT BUJAR NISHANI

"I dashur Bujar!

Sot, fëmijët, Ersi, Fiona; shoqja jote e jetës, Odeta; baba Faiku, vëllezërit, familjarët, të afërmit, miqtë e tu, dinjitarët më të lartë shqiptarë, qytetarët e këtij vendi, jemi këtu rreth teje të të përcjellim me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë në udhëtimin pa kthim, në udhëtimin tënd të përjetshëm, të parakohshëm që ti nise pasi ke ngjitur si rrallëkush tjetër shkallët e jetës dhe ato më të larta të detyrës.

Por në fakt, ti megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, përsëri për sa kohë që ne do të jetojmë, do të mbetesh i gjallë midis nesh me veprat, fisnikërinë, dhuntitë e larta morale, përkushtimin e pakufishëm, shërbimet e mëdha dhe të çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e tyre në liri.

Vlerat morale, virtytet, veprat, mirësitë e njeriut, janë dhe pavdekësia e tij tokësore. Kështu që me ne mbetet dhe do të jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm dhe atdhetar, prindi dhe bashkëshorti i dashur dhe shembullor, shërbëtori i përkushtuar i qytetarëve të këtij vendi, demokrati i flaktë dhe guximtar, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, Presidenti i aftë dhe dinjitoz, që i dha vendit dhe kombit në drejtim, nderdhe dinjitet të veçantë.

Por përsëri pas kësaj lamtumire, kësaj ndarjeje të papritur dhe të dhimbshme me ty, secili prej nesh ndjehet më i pakësuar, sepse me ndarjen e trishtë me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar, të dashur, të shpirtit dhe zemrës sonë.

Po, këtu para teje jemi më të paktë në vehte, më të paktë nga largimi yt pa kthim, por ndjehemi pafundësisht mirënjohës ndaj teje dhe të bekuar e krenarë që patëm midis nesh një njeri, një qytetar, një bashkëshort, një mik , një demokrat, një shtetar, një President si ti.  

Odeta ndjehet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe prej saj. Por ngushëllimi i saj është dhe do të mbetet gjithmonë, fati i bardhë që pati një shok jete të përsosur si ti.

Për Ersin , Fionën, sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do të ndihen krenarë gjithmonë se patën fatin e madh të kenë një baba si ti dhe të rriten e ushqehen me botën e pasur të vlerave më të larta njerëzore e morale të tuat.

Për baba Faikun sot, zia është më e rëndë se toka, por përsëri ai ndjehet krenar, sepse rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen atij, familjes dhe mbarë kombit shqiptar.

Për gjithë ne të tjerët që patëm mundësi të të njohim, bashkëpunojmë dhe të gëzojmë dhe të meritojmë miqësinë tënde, por dhe për të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat e përjetshme të moralit të njeriut, do të mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi dhe do të kesh gjithmonë mirënjohje dhe do të jetosh gjithmonë në kujtesën tonë.

Së fundi, unë dua të shpreh sot një mirënjohje të thellë, për familjen tënde dhe të gjithë ata që bënë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë.

U prehsh në paqe!

U prehsh në paqe, miku im i dashur dhe paqja e mëshira e Zotit të bjerë mbi ty! I lehtë të qoftë dheu i tokës sonë.Lamtumirë!”/ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco