‘Pseudo opozita’/ Berisha: Alibeaj dhe Bardhi po keqpërdoren për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës

‘Pseudo opozita’/ Berisha: Alibeaj dhe Bardhi po keqpërdoren për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës

13:04, 27/05/2022
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se Enkelejd Alibeaj, po bën një lojë të pisët me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohen të varrosin votat e më shumë se 40 mijë shqiptarëve.

Sipas Berishës, kjo është një lojë e ulët e Ramës me pseudo opozitën dhe se Rama po i keqshfrytëzon Alibeajn dhe Bardhin për të çimentuar pushtin e tij të krimit.

‘Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike’, tha Berisha.

Berisha: Kurrë nuk do të mund të varrosin votat e 40 mijë shqiptarëve të lirë, me asnjë lloj vendimi. Përpjekja për të groposur vullnetin e 40 mijë anëtarëve është e turpshme.

Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës. Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco