Kim: Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore kërkon fonde dhe staf të dedikuar në të gjithë Shqipërinë

Kim: Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore kërkon fonde dhe staf të dedikuar në të gjithë Shqipërinë

10:19, 25/05/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë fjalën sot në forumin për trafikun e qenieve njerëzore në Ballkan,  një tryezë diskutimi për parandalimin e këtij fenomeni, në të cilën ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, senatorë amerikanë të pranishëm dhe personalitete të tjera.

Ambasadorja Kim sugjeroi se pavarësisht se në Shqipëri pati një rritje të ndjekjeve penale ndaj trafikantëve, kërkohet një prirje vjetore për të treguar vendosmëri të vazhdueshme, të qëndrueshme për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore. Njesitë e lëvizshme për identifikimin e viktimave të trafikimit kanë nevojë për fonde dhe staf të dedikuar në të gjithë Shqipërinë, nënvizoi znj. Kim në fjalën e saj.  

“Çështja e luftës kundër trafikimit të personave është si një test lakmusi për qeniet njerëzore dhe është e vërtetë që për katërmijë vjet, trafikimi dhe skllavëria kanë qenë plotësisht të pranuar, por tani  jemi ndriçuar mjaftueshëm, jemi të fortë për të pranuar që trafikimi, skllavëria e qenieve njerëzore është e gabuar.

Jam besimplotë se Shqipëria me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe joqeveritarë është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Dëshiroj të vlerësoj faktin se qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa për të rritur ndjekjet penale kundër trafikantë  me një rritje të ndjeshme të numrit të autorëve të dënuar vitin e kaluar.

Duket sikur është bërë një thyerje e prirjes globale, por ne duhet të shohim më shumë për këtë.

Gjithashtu qeveria ka shtuar burimet për shtresat e drejtuara nga OJQ-të dhe njësitë lëvizëse. Terapitë dhe programet që ne kemi për të adresuar viktimat e trafikimit duhet të jenë të përshtatura dhe të jenë plotësisht vlerësuese dhe dalluese të asaj që po flasim, që nuk është thjesht një turme njerëzisht pa emër dhe fytyrë, por po flasim për qenie njerëzore, që secili prej tyre është një anëtar i dashur i komunitetit tonë.

Dhe kështu është mirë gjithashtu që qeveria ka miratuar një program kombëtar veprimi për trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, me burime të ndara sipas zërave. Këta janë hapa të rëndë por mbetet ende shumë punë për të bërë.

Çdo vit, DASH publikon raportin e trafikimit të personave që përmban një listë përparësish të rekomanduara që synojnë jo për të kritikuar, por për të ndihmuar, si një udhërrëfyes për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis SHBA dhe Shqipërisë.

Për shembull, ndërkohë që këtë vit pati një rritje të ndjekjeve penale ndaj trafikantëve, kjo duhet të jetë një prirje vjetore për të treguar vendosmëri të vazhdueshme, të qëndrueshme për të ndaluar trafikimin.

Njësitë e lëvizshme për identifikimin e viktimave të trafikimit kanë nevojë për fonde dhe staf të dedikuar për të ndihmuar në të gjithë Shqipërinë dhe ekzaminimi i grupeve më të cenueshme ndaj trafikimit parandalon viktimat e ardhshme. Besoj se ekziston vullneti dhe në të gjitha nivelet e lidershipit shqiptar”, shtoi ambasadorja e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco