Balla tallet me Alibeajn: S'e ka kuptuar ça diskutuam! Presidenti me 71 vota

Balla tallet me Alibeajn: S'e ka kuptuar ça diskutuam! Presidenti me 71 vota

17:17, 20/05/2022
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj akuzoi Taulant Ballën se prishi marrëveshjen e një dite më parë për zgjedhjen e Presidentit. 

Kryetari i grupit parlamentar socialist iu përgjigj përmes një konference për mediat, duke i kujtuar se dakordësia e arritur 24 orë më parë, nuk ishte ajo për të cilën flet Alibeaj. 

Balla tallet me deputetin e PD duke theksuar se Alibeaj ka kuptuar diçka tjetër nga ato që u diskutuan në takimet e zhvilluara. 

Gjithashtu, Balla zbuloi planin e mazhorancës për të zgjedhur presidentin me 71 vota në raundin e katërt. 

Duke lënë të kuptohet kështu se tryezat e zhvilluara deri tani kanë qenë thjeshtë farë dhe inskenim teatral mes pakicës së opozitës dhe socialistëve. 

“Kushtetuta është mbi çdo marrëveshje, këtë nuk e shkel dot askush. Dini gjë si mund të quhet njëri kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma? Kohen e kemi për të mos humbur edhe raundin e dytë. Kandidati që në raundin e dytë apo të tretë duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës. Këtë kusht edhe ju e keni dëgjuar.

Mendoj se duke thënë që deri në raundin e tretë kemi dakordësi me frymën e dokumentit të propozuar nga PD dhe pas raundit të tretë të kemi edhe ne të drejtën të propozojmë. Fryma e atij dokumenti mund të vlente dhe mund të vlejë deri në raundin e tretë, por me këto rregullime që ne kemi theksuar.

Mendoj që fakti që edhe grupet e tjera parlamentare të opozitës kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar edhe ne. Përderisa Aliebaj ka kuptuar diçka tjetër duhet të rishikojë diskutimin. Megjithatë ne kohë jemi. Unë jam këtu në Kuvend non stop. Ja kam shprehur dëshirën për të vazhduar bisedimet. Ne do ti qëndrojmë marrëveshjes dhe nuk do të dorëzojmë emra deri në tre raundet.

Opozita duhet të sjellë emrat. Le të vijnë edhe me më shumë emra, jo vetëm 4. Nëse ti vë kusht, ose zgjidh një nga këto emra o s’ka, ti ja heq të drejtën mazhorancës. Ne do presim raundin e katër të të propozuar emra. Ne mund ta kishim propozuar që në raundin e parë dhe mund të kishte marrë 84 vota, por kushtetua nuk na i lejon këtë”, tha Balla.

"“Patjetër që do kemi president në raundin e katër. Nuk do të ketë emër nga mazhoranca deri në raundin e tretë. Nëse Alibeaj ka vendosur që grupi i PD të tërhiqet është gabim, por është punë e tyre. Raundet në datat 23 dhe 30. Nëse nuk do jetë zgjedhur në raundet e dytë dhe të tretë, do zgjidhet në raundet pasuese dhe PS do të bëjë propozime”, shtoi më tej ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco