VIDEO-SYRI TV/ Ibsen Elezi takim në Shkodër: Duhet platformë për ringritjen e PD

16:12, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kandidati për kreun e ri të PD, Ibsen Elezi zhvilloi këtë të  premte, një takim me anëtarët demokrat të Shkodrës, nga ku kërkoi mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 22 majit. Elezi tha se duhet një platformë për ringritjen  dhe zgjerimin e kësaj forca politike.

Nga SYRI TV

Më pak se 2 ditë nga zgjedhjet e  22 majit  në PD, kandidati për kreun  e ri të selisë blu, Ibsen Elezi zhvilloi një takim me anëtarët  demokrat të Shkodrës, nga ku tha se duhet një platformë e ringritjes së PD me standarde demokratike dhe se është fokusuar në hapjen e partisë dhe tek vota e lirë.

Elezi tha se është në një garë të pa barabartë, megjithatë theksoi se i ka pranuar këto kushte.

Kandidati për kreun e PD sheh si të rëndësishme afrimin e të gjithë shtresave që janë larguar dhe zgjerimin e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco