Meta mbështet kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, thirrje Kuvendit dhe qeverisë

Meta mbështet kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, thirrje Kuvendit dhe qeverisë

21:10, 18/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, paraqitur sot zyrtarisht te Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg.

‘I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

🇦🇱🇫🇮🇸🇪 Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Anëtarësimi në NATO i  Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t'i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë. #WeAreNATO

#FinlandNATO

#SwedenNATO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco