PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, caktohet qëndrimi për Presidentin

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, caktohet qëndrimi për Presidentin

13:47, 05/05/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 18:00 Këshillin Kombëtar.

Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.

Deputeti Edi Paloka tha se qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi por edhe do të përcaktohet qëndrimi politik i PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

‘Është i vetmi organ që përcakton qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike në lidhje me një qëndrim të rëndësishëm politik’, tha Paloka.

‘Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ushtrues i kompetencave të Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Selinë e PDSH.

Qëllimi u mbledhjes, përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar është përcaktimi i një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, gjithsesi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.

Këshilli Kombëtar i PDSH është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një çështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve.

Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë  të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative’, tha Edi Paloka në deklaratën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco