Paloka: Kush nuk e do bashkimin e PD-së, le të gjejë rrugën e tij

Paloka: Kush nuk e do bashkimin e PD-së, le të gjejë rrugën e tij

14:46, 31/03/2022
A+ Aa A-

Deputeti Edi Paloka me një reagim të tij në faqen e Facebook, shkruan se demokratët nuk kanë më kohë për të humbur.

Paloka shkruan se, ‘bashkimi mbetet domosdoshmëri nëse duam të rrezojmë Ramën’.

Por ai i bën një thirrje të hapur, deputetëve që mendojnë ndryshe, që ose të bashkohen ose të ndjekin rrugën e tyre.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Është e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata që ndjekin linjën e përçarjes së grupit.

L. B., formalisht mori përsipër përgjegjësitë e tij për vendimin personal që solli si pasojë dhe përçarjen e PD dhe situatën ku jemi sot.

Për fat të keq, këtë linjë, që i intereson vetëm Rames, po vazhdojnë ta ndjekin dhe dy-tre deputetë të tjerë që përveç mandatit të deputetit që ju kanë dhënë demokratët, nuk kanë asnjë tagër tjetër sot. Të flasësh gjoja për bashkim dhe të quash rikthimin e deputetëve të PD në selinë e tyre dhe në grupin parlamentar; “pushtim me dhune” …!

Ne nuk ju detyruam të kërkonit falje për gjithçka na solli në këtë pikë edhe pse kjo do ishte sjellje normale, presupozuam që gjithë përgjegjësinë e mori me vete L. B. Po pas kësaj, të sillesh sikur jeton në një botë tjetër, jashtë realitetit e të besh sikur nuk kanë ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e të kërkosh ti kthesh demokratet pikërisht atje ku filloi përçarja, kjo mua nuk më duket thjeshtë naivitet.

Unë mendoj se kam qene ai që duke patur dhe një post të rëndësishëm në parti, me shumë se kushdo u përpoqa fillimisht të pengoja përçarjen e demokratëve, e më pas vazhdova të përpiqem për bashkimin e tyre. Kam qenë e jam me bindjen se pavarësisht se cila u konfirmua shumicë brenda PD, bashkimi mbetet domosdoshmëri nëse duam të rrezojmë Ramën.

Por nëse dikush, për interesa të caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L. B., më 9 shtator, atëherë ai duhet të gjejë rrugën e tij. Kush ka vullnet për bashkim e ka mundësinë ta tregoje sot. Demokratët kanë humbur kohë boll, nuk kemi me kohe e energji për të harxhuar me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco