Berisha: Partia Demokratike do të udhëheqë protestat e qytetarëve

16:19, 25/03/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat nga selia blu se Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm. Lideri historik i PD tha se kjo parti është në betejë me Edi Ramën pasi vendi po shkatërrohet çdo ditë.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të udhëheqë protestat qytetare për rritjen e çmimeve.

“U bë një valë protestash. Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqet nga PD. Le të thotë ai çfarë të dojë. Spanja ishte në rrugë e tëra.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco