Berisha: Policia e Edvin Ramës dhunoi operatorin e Syri TV! Stop, terrorit policesk!

Berisha: Policia e Edvin Ramës dhunoi operatorin e Syri TV! Stop, terrorit policesk!

13:23, 11/03/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur zërin sot në mbështetje të punonjësve të medias, që po përballen këto ditë njësoj si protestuesit në mbarë vendin, me forcat policore.

Duke publikuar pamjet e incidentit më të fundit të dhunës së Policisë së Shtetit mbi shtypin opozitar në veçanti, që ndodhi mbrëmjen e së enjtes gjatë protestës në Tiranë, Berisha bëri thirrje sot në rrjetet sociale që të ndalet ky terror: “Policia e narko-qeverisë së Edvin Ramës dhunon operatorin e Syri TV. Stop terrorit policesk!”- shkroi ish-Kryeministri. 

Në video paraqitet operatori Armir Sadiku i SYRI TV, i cili filmonte dhe transmetonte drejtpërsëdrejti në SYRI TV, revoltën e qytetarëve përpara kryeministrisë në Tiranë. Në një moment të caktuar, një nga uniformat blu e sulmoi për të mos lejuar transmetimin live.

Pas publikimit të videos nga lideri historik i PD, dhjetëra mesazhe dhe komente kanë ardhur nga qytetarët e revoltuar nga sjellja e Policisë.

Në foto: Operatori Armir Sadiku duke kryer detyrën e tij krahas gazetarëve të SYRI TV dhe komentet që dënuan sulmin:

Image

Image

Image

Image

Image

Image 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco