Kuvendi i Shqipërisë ka shkarkuar sot nga detyra Drejtoreshën Ekzekutive të AMF-së, Enkelejda Shehi me 55 vota pro dhe 20 kundër.
Projektvendimi iu kalua Kuvendin pas miratimit vetëm me votat e socialistëve në Komisionin e Ekonomisë, pasi deputetët e LSI qenë kundër.
Ishte Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që ia propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Enkeleda Shehi duke pretenduar se Shehi ka firmosur urdhra të paligjshëm, ka kërcënuar me gjeste bordin, apo ka punësuar persona në konflikt interesi.
© SYRI.net