‘Sot ka një realitet të ri’/ Këlliçi-Manjës: Jeni shkaktarë të protestave… mbani përgjegjësi

‘Sot ka një realitet të ri’/ Këlliçi-Manjës: Jeni shkaktarë të protestave… mbani përgjegjësi

12:14, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Konferencën e Kryetarëve, duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës dhe veçanërisht ministrit Ulsi Manja.

Këlliçi deklaroi se situata politike në vend ka hyrë në një “realitet të ri”, të reflektuar sipas tij nga protestat në shesh, të cilat tregojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisjes.

Në fjalën e tij, ai akuzoi mazhorancën si përgjegjëse për krizën aktuale, duke pretenduar se nuk mund të flasë për protestat apo për çështje të tjera politike, pasi sipas tij është e lidhur me probleme të rënda të qeverisjes dhe procesit zgjedhor.

Këlliçi: Sot ka një realitet të ri dhe protesta në shesh po e tregon qartë këtë. Prandaj, ju sot këtu nuk mund të flisni për këtë çështje, sepse jeni pikërisht ju shkaktarët e kësaj situate.

Edhe ti, Ulsi, sepse je bërë i njohur për ato dosje që lidhen me vjedhjen e zgjedhjeve. Prandaj, ju nuk mund të flisni këtu as për protestën dhe as për asgjë tjetër.

Ju duhet të jepni llogari jo për atë që ju kanë dhënë shqiptarët, por për atë që ju u keni grabitur shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco