Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tatimorët ‘rrethojnë’ Dukën, mësyjnë tek bizneset në Tiranë

Tatimorët ‘rrethojnë’ Dukën, mësyjnë tek bizneset në Tiranë

14:54, 27/01/2022
A+ Aa A-

Drejtoria e Tatimeve ka mësyrë sërish bizneset e kreut të FSHF-së, Armand Duka, kësaj herë në rrjetin e tij të marrketeve në Tiranë.

Kontrolli tatimor pason atë të pak ditëve më parë në bizneset e familjes Duka në Durrës.

Ndërsa vetë ministrja Ibrahimaj dhe Tatimet po e konsiderojnë një procedurë normale, duhet thënë se gjithçka vjen pas publikimit të audiopërgjimit të kreut të bashkisë Veliaj nga FSHF.

Edhe deputeti Agron Duka  foli për një sulm të kordinuar në kuadër të luftës për zyrat e FSHF-së.

Duka: Duket një kontroll i befasishëm, i qëllimshëm, vazhdon lufta për zyrat e Federatës. Në të njëjtën kohë ka një kontroll në një supermarket të madh të Ecos, pronë e grupit Duka. Janë në Xhafzotaj te pularitë tona. Ky kombinim nuk është i befasishëm. Pashë shkresën dhe duket e qëllimshme. Nuk e di sa do vazhdojë, nuk besoj se do gjejnë ndonjë gjë. Por kur njeriu vjen qëllimisht për të kapur ndonjë gjë edhe mundet. Por ajo që na shqetëson është stresi që po mundohen të na japin në gjithë bizneset tona, sidomos punonjësve tanë.

Uroj të mos vazhdojë gjatë, ti thërrasin arsyes. Uroj që pjesë e këtij skenari të mos jetë kryeministri Rama që të mbarojë sa më shpejt ky sulm i vazhdueshëm ndaj bizneseve që më duket i pakuptimtë. Nuk merret institucioni i Federatës duke sulmuar bizneset ku hanë dhjetëra dhe qindra njerëz, nuk janë pronë vetëm e Armandos por janë disa njerëz dhe aksionerë që punojnë  në këto biznese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco