VIDEO-SYRI TV/ 'Parku i 4 hajdutëve'/ Berisha: Rama e Brava të hetohen për larje parash

VIDEO-SYRI TV/ 'Parku i 4 hajdutëve'/ Berisha: Rama e Brava të hetohen për larje parash

11:54, 27/01/2022
A+ Aa A-

I rikthyer në Kuvend pas disa muajsh mungesë, lideri historik i demokratëve Sali Berisha foli nga vendi i tij në sallë, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

Berisha kërkoi që parlamenti të ndalet te hetimi i dy krerëve të Meduzës, sipas tij, te Rama dhe Basha. Sipas Berishës, të dy politikanët duhet të hetohen për larje parash

“Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ia mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë”.

“Mendoj se në trajtimin e këtij problemi, sot Kuvendi duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës, të larjes së parave, kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht nga OSBE për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi".

"Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarët me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk ka shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë”, tha Berisha.

Më herët, Berisha akuzoi Bashën për projektin e kullave te selia e PD.

"Ja, edhe këtu do ngrihej Parku i 4 Hajdutëve. Pikërisht për Parkun e 4 Hajdutëve, Lulzim Brava në një akt të pashembullt në historinë politike të Europës, hodhi gaz e helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar. Por paraja dhe hajnia të lidh sytë, ndaj ky revolucion është i pandalshëm dhe zgjidhja e vetme për t’i arkivuar në koshin e plehrave të historisë këtë regjim të kryesuar nga Edvin Kristaq Droga.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco