Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zgjedhjet e pjesshme, Baçi: Rama po ndihmon Bashën, primaret vendosin kandidatin e demokratëve

Zgjedhjet e pjesshme, Baçi: Rama po ndihmon Bashën, primaret vendosin kandidatin e demokratëve

16:51, 23/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Luan Baçi në një intervistë me Skype me emoderatoren Eneida Ndoci në Syri Tv, komentoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale më datë 6 mars.

Baçi thekson se Rama po ndihmon Bashën, duke shtuar se primaret vendosin kandidatin që do kenë demokratët në bashkitë ku do mbahen zgjedhjet lokale.

“PD do të bëjë primare dhe ai kandidat që do jetë më i votuari, do të jetë edhe ai që do të kandidojë zyrtarisht. PD nuk është në dy kampe. Këtu ka konflikt mes anëtarësisë së PD dhe deputetit Basha, që nuk pranon vullnetin e anëtarësisë. Rama po ndihmon Bashën, primaret të vendosin për kandidatin e demokratëve.

Basha vazhdon me lojën e fjalëve, duke qenë kontradiktor në ato që thotë. Basha është një autoritar, i vogël në mendimin e tij, e shikon Partinë Demokratike si pronë, edhe pse vendi që ka është i falur e nuk e ka fituar me punë e djersë. Veprimet e Bashës janë të habitshme dhe nuk mund t’i bëjë dot një njeri që është në atë pozitë. Basha ka zhgënjyer ata demokratë që janë mbytur me gaz lotsjellës, për ata demokratë që janë burgosur për PD-në”, deklaroi Baçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco