Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha shuan dilemat: E qartë cila është PD-ja! Basha nuk firmos dot kandidatura

Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha shuan dilemat: E qartë cila është PD-ja! Basha nuk firmos dot kandidatura

22:59, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shuar aludimet dhe dilemat lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, ku u shpreh se është shumë e qartë se kush është PD-ja.

I ftuar në ‘Drejt’, ish-kryeministri tha se Basha nuk mund të firmosë dot kandidatura pasi nuk është kryetar dhe se Basha përfaqëson pengun e Ramës, jo PD-në.

Berisha: Është shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni. Celibashi i vetëm nëse zbaton urdhrin e Ramës pranon Bashën si kryetar.

Unë motivohem çdo ditë e më shumë nga zhvillimet që i takojnë fantazitë e Orwell, ku nuk gjenden personazhe ku 1950 karrige mbajnë 5004 persona. Njerëzit prandaj motivohen sepse e shohin se iku pluralizmi. Basha është një “shpifë” si ata që vihen në arë për të larguar zogjtë. Unë nuk kam asnjë dorë lidhur me protestat kundër Bashës, pro ai i mbyti me gaz ata që i kanë votuar. I ka lënduar në çdo aspekt ata protestues që po vinin në shtëpinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco