Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

VIDEO-SYRI TV/ Vijon përplasja brenda PS në Vlorë, Prefekti bllokon buxhetin e bashkisë

VIDEO-SYRI TV/ Vijon përplasja brenda PS në Vlorë, Prefekti bllokon buxhetin e bashkisë

16:21, 20/01/2022
A+ Aa A-

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka vijuar luftën politike brenda llojit ndaj kryetarit të bashkisë Dritan Leli, duke mos miratuar buxhetin për vitin 2022. Sipas argumentimeve juridike të prefektit të Vlorës, buxheti i miratuar në këshillin bashkiak është i paligjshëm.

Nga SYRI TV

Lufta politike brenda Partisë Socialiste në Vlorë është reflektuar përsëri këtë mes janari, pasi Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj, nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2022 të bashkisë së Vlorës.

Zyra juridike e Prefekturës e ka cilësuar të paligjshëm buxhetin e miratuar në Këshillin Bashkia të Vlorës në muajin nëntor të vitit të kaluar. Prefekti rendit disa argumente për kthimin për rishqyrtim të buxhetit, ku si fillim thuhet se: Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim,  gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.

Gjithashtu sipas prefektit, uxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos  reflektuar  rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit.

Një tjetër aspekt, që sipas prefektit buxheti është i paligjshëm lidhet me mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Pika e fundit është ajo që lidhet me zërin e shpenzimeve, ku sipas prefektit, nuk janë përfshirë detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.

Bashkia nuk ka reaguar për këtë situatë, ndërsa buxheti pritet të rishqyrtohet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco