Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?’

‘Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?’

10:33, 20/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Meqë zonja Kim vijon të bëjë shou mediatik, nuk mund të mos komentojmë mbi ato që tha.

1. Zonja Kim thotë, besoj me shumë sinqeritet, pavarësisht përpjekjes për të mbuluar qelbin e çiban Bashës, se: “unë nuk e di përse Berisha u dizenjua non-grata. As Basha nuk e di”… Shumë mirë, dakord që nuk e di, atëherë ça ke që flet për këtë temë?! A nuk di?! Si mund të japësh shpjegime për diçka që se di?! Përndryshe cila është e vërtetë, ajo që s’di, apo ato që thotë për korrupsionin e Berishës?!  Zakonisht njeriu që s’di, ndalon së dhëni sqarime për atë që s’di!

2. Zonja Kim, me të drejtë thotë se “… nuk jetoj në botën e hipotezave, por në atë të fakteve..”. Krejt dakord. I coulnd’t agree more. Nuk po e pyesim më për botën e fakteve kundër Berishës sepse ajo nuk i di. Por do kishte qenë mirë të na thoshte ndonjë fjalë për disa fakte nga realiteti që jetojmë. Fjala vjen:

- ç’mendim ka për Edi Ramën që ka sponsorizuar një fushatë elektorale të Obamës? Pati dhe një çështje gjyqësore në Amerikë..

- po për lobimin e Luli Bashës kundër ambasadores Kavalec?!

- po për letër-porosinë që pret ende Prokuroria e Tiranës mbi dëshminë e Nick Muzin?

- po për trafikun e drogës, pastrimin masiv të parave të drogës.

- po për të korruptuarit e opozitës që janë blinduar në SHQUP dhe janë ortakë në kontratat më korruptive të ditës?!

- po për deputetët dhe biznesmenet që thirren për t’u intimiduar përse mbështesin Berishën, ka ndonjë fjalë zonja?!

Natyrisht ajo nuk na e ka borxh të protestojë për çështjet tona. As për dhunën barbare të pushtetit ndaj qytetarëve të pambrojtur. Por meqë ka vendosur të jetojë në botën e fakteve, nuk e nderon injorimi i tyre.

E kuptoj që një diplomat paguhet për të mos thënë të vërtetën, por nëse pretendon se jeton me fakte këto pyetje dhe të tjera ngrihen natyrshëm.

Nejse, kot sa për muhabet sepse për mua nuk ka asnjë rëndësi se thotë një i huaj për punët tona.

****

Varja. Po lexoja në web një koment editorial te BBC me titull “A po bëhet Amerika e paqeverisshme”?!

Aty flitet për krizë të rëndë demokracie; për ndarjen më të thellë politike që ka ekzistuar ndonjëherë; për krizën e zgjedhjeve; për paaftësinë e Biden; për dhunën në Capitol që përpiqet të eklipsojë djegien e Amerikës në ngjarjet e Black Live Matters, për krizën në Ukrainë, etj.

Flitet madje edhe për idenë e shkëputjes së disa shteteve nga Unioni Amerikan.

Ju sugjeroj ta lexoni.

Këtë shtet përfaqëson zonja Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zek Laqi20/01/2022 15:22

London jam shum ne dakort me ty me pankarta duhet te protestojm para ambasades Amerikane bile ti dergojm edhe disa denga bar ambasadores meqenese e ka ne qejf barin se ne shqiptart e perdorim vetem per kafsh.

Adi20/01/2022 15:16

Ju lumtë, z. Manjani. Asnjë fjalë nuk bie poshtë. Poshtë e më poshtë shkojnë VIP-at e llumpolitikës që u shkon lart e më lart honorari që marrin nga skutat e gjirizet e këtij vendi.

ARTBEKO20/01/2022 15:15

Te protestojm para ambasades.

Landi20/01/2022 15:07

sakte

Mevlani20/01/2022 14:45

Ne 1948, SHBA krijoi te ashtuquajturin "Komiteti Shqiperia e Lire" me ne krye te ndjerin Mithat Frasheri. Historia e eksperimentit te DASH dhe CIA ne ato vite dihet. I mblodhen shqiptaret e shkrete neper kampe ne Evrope, detyruan,trajnuan dhe sollen per diversion ne Shqiperi. Mire qe vrame njeri-tjetrin po urrejtjen edhe sot e mbajme! Sot, ajo pune eshte risjelle ne permasa te reja. Ku komiteti eshte "PD" e rinovuar dhe Mithat eshte Basha. Tani prape do nxjerrim syte e njeri tjetrit? Varja Kim apo shefave te saj, ata ate pune kane. Po ne, ca do bejme per njeri tjetrin???

New20/01/2022 12:22

Po ndonje mendim a ka Zj. Ambassador per Inceneratoret qe brenda afatit nje mujor krijohet firma, fiton tenderin dhe financohet nga qeveria me 18 Milion euro pa kryer asnje pune. Please Ms. any idea related above?

Skrapari20/01/2022 12:22

Z. London! Mire e ke ti, por ketu tek ne shoqeria civile ka vdekur pa lindur. Ajo paguhet nga qeveria, si mund ajo te denoncoje bemat dhe gjemat e qeverise kriminale te Edvi Taq Sumqirit.

Lulzimi20/01/2022 11:42

Yllo !!! nuk e di sa i ri je, por ca me te vjeter se ti e dinë kete pune sepse ju kujton gjyqet e Enver Hoxhes para kolektivi ose ato me vajza e gra komuniste qe bertisnin "kriminelet ne litar'...me deshmitar te sajuar etj e tj. kjo eshte rruga e m...t e atje do perfundojne zhigolote e girlfrendet e saj

London 20/01/2022 10:49

Kjo liste me Pyetje nga Manjani duhet printuar ne pankarta te medha nga shoqeria civile dhe ti ngjiten te porta e Ambasades dhe te demostrohet ne rruge duke i valvitur. USA nuk eshte Zoti. Ne nuk ham bar. Zonje me interferimin tuaj po minon demokracine. Tani kohe te ikesh

Shto koment

Denonco