Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas Ramës, Erdogan takon Vuçiç

Pas Ramës, Erdogan takon Vuçiç

23:18, 17/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 18 janar 2022 me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi nën bashkëkryesimin e presidentit Erdogan dhe atij serb Vuçiç.

Në mbledhjen e Këshillit, e cila do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Serbisë, si dhe hapat që do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Mbi bazën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit do të shkëmbehen pikëpamjet për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco