Meksi: Përgjigjja e KQZ-së ndaj presidentit, skandal më vete! Komisioni i Rithemelimit të rifreskojë listat

Meksi: Përgjigjja e KQZ-së ndaj presidentit, skandal më vete! Komisioni i Rithemelimit të rifreskojë listat

19:00, 17/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force më Sonila Meçon në SYRI TV, Redon Meksi ka folur për zgjedhjet lokale të pjesshme, ku gjashtë bashki janë pa kryetar, si dhe përfaqësimin e demokratëve në këto zgjedhje.

Meksi ka theksuar se përgjigjja e KQZ-së ndaj presidentit Meta është një skandal më vete dhe se Komisioni i Rithemelimit sot duhet të bënte një thirrje për rifreskimin e listave të anëtarësisë.

Meksi: Meqë doli rasti për kryerjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në gjashtë bashki, por përgjigjja e KQZ-së ndaj presidentit Meta është një skandal më vete. Njëri është i shkarkuar dhe nuk është ankimuar, njëri ka ndërruar jetë dhe njëri ka dhënë dorëheqje. Duhet të ishte lajmëruar kryeministri të hapej vendi vakant dhe të kishin vijuar. Por sot më vjen keq që Komisioni i Rithemelimit përfaqësohet nga Sali Berisha. Komisioni i Rithemelimit sot duhet të bënte një thirrje për rifreskimin e listave të anëtarësisë të merrte një vendim dhe të kërkonte që në çdo degë në çdo qark të rifreskohen listat sepse në fund fare do dalin edhe kandidatët e ardhshëm për kryetar bashkie që do dalin nga anëtarësia. Duke bërë dhe rifreskimin e listave do dali edhe njëherë se sa persona ka pas vetes.

Kjo besoj se do e mbyllte debatin njëherë e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco