VIDEO/ Skandali Veliaj-Dabulla, Berisha: Krimi e narkoqeveria janë një

VIDEO/ Skandali Veliaj-Dabulla, Berisha: Krimi e narkoqeveria janë një

12:20, 27/12/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha reagoi pas një raportimi nga ORA NEWS se gjykata nuk pranon arrestimin e biznesmenit Alban Dabulla, njeriut të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Krimi dhe narkoqeveria janë një! Ndiqeni videolajmin!” shkruan Berisha.

Sipas raportimit, bëhet fjalë për një mashtrim financiar me vlerë 3 milion euro.

RAPORTIMI I PLOTE

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, ka refuzuar të pranojë kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, Alban Dabulla. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Goxha, e cila i ka thënë “JO” arrestimit të Dabullës, së bashku me 19 zyrtarë të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve.

Mësohet se ajo ka firmosur t’i lërë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.

Pavarësisht këtij vendimi, që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, Alban Dabulla mësohet se është larguar nga Shqipëria disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.

Biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.

A mos ndoshta këto lidhje politike kanë ndikuar për ta favorizuar në këtë fazë të hetimit? Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur, që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore. Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.

Gjyqtarja shprehet në vendimin e saj se personat në fjalë nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kanë asnjë interes e rrethana për të ikur dhe shmangur hetimit që po kryen Prokuroria e kryeqytetit. Ndërsa nga ana tjetër, e njëjta gjyqtare miraton dhe kërkesën e dytë të çuar nga Prokuroria për ushtrimin e kontrollit fizik të zyrave të kompanive që administrohen nga Alban Dabulla dhe zyrave shtetërore ku punojnë zyrtarët e shtetit që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi me Tatimet.

Vendimi për kontrollin e ambienteve të zyrave, pritet të ekzekutohet nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërsa në ditët në vijim prokurori Leonard Filopati, pritet ti drejtohet me një kërkesë apelimi Gjykatës së Apelit Tiranës, duke kërkuar caktimin e “arrestit në burg” për Alban Dabullën dhe 19 zyrtarëve të tjerë.

Hetimet e Prokurorisë ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për të dhënat që nisin  nga viti 2014. Bilanci i shoqërisë “Telebingo Shqiptare”, rezulton me një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë. Më tej në dosje thuhet se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPETARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë. Kjo vlerë, thotë Prokuroria, është kaluar nëpërmjet 117 transfertave me përshkrim kthim borxhi. Por pavarësisht kësaj, çuditërisht nuk është gjetur asnjë evidencë financiare në lidhje me huan e dhënë, që ka sjellë këto transferta me përshkrimin kthim-borxhi./ORA NEWS

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani27/12/2021 13:15

KU ESHTE SPAK, KU ESHTE DASH, KU ESHTE YURI KIM, KU ESHTE SORECA??? O NA HONGSHI MUTIN QE TE GJITHE!!! VAZHDONI MERRUNI ME "NON-GRATEN" SOROSIANE TE DR. BERISHES!! I HONGSHI MUTIN DR. BERISHES!! O PLEHRAT E MUTIT! O HAJDUTE!! O KRIMINELE!! 2.85 MILIARD EURO I VIDHEN CDO VIT BUXHETIT TE SHTETIT, NE FORMA NGA ME TE NDRYSHMET!!! MILIARDA EURO TE VJEDHURA NGA TAKSAT, GJAKU, MUNDI DHE DJERSA E POPULLIT TE MBARUAR SHQIPTAR!! PRANDAJ KA 8 VITE QE POPULLI SHQIPTAR, MUAJ PAS MUAJI DHE VIT PAS VITI PO VARFEROHET AKOMA ME SHUME!! NDERSA NARKO-BANDA E SATRAPIT MAFIOZ TE SURRELIT, NE BASHKEPUNIM ME DASH DHE SOROSIN, PO U HEDHIN SHQIPTAREVE PER TE NGRENE DHE PER TE THYER DHEMBET SI KOCKAT QE U HIDHEN QENVE TE RRUGES, "NON-GRATEN" E DR. BERISHES!!! SEPSE POPULLI SHQIPTAR ESHTE MESUAR QE TE THYEJE DHEMBET ME "KOCKA" TE TILLA, DHE TE HARROJE VARFERINE, SKAMJEN DHE MJERIMIN E VET!!! KESHTU BERI PER 45 VITE EDHE ENVER HOXHA!! U HIDHTE POPULLIT SHQIPTAR KOCKAT E LUFTES SE KLASAVE, TE LUFTES KUNDER ARMIQVE TE BRENDSHEM DHE TE JASHTEM DHE TE LUFTES TITANIKE IMAGJINARE, QE NUK U BE KURRE, KUNDER IMEPERIALISTEVE ANGLO-AMERIKANE DHE SOCIALIMPERIALISTEVE SOVJETIKE DHE KINEZE, NDERKOHE QE E LA POPULLIN ME TE VARFERIN E EVROPES, POR ME TE "LUMTURIT" E BOTES, QE JETOJNE DHE PUNOJNE "TE LUMTUR" SI NE RRETHIM!! POR CUDIA ME E MADHE SOT, ESHTE QE ATA ENVERISTET ANTI-ANGLO-AMRIKANE TE DIKURSHEM, SOT JANE BERE "ITHTARET" DHE DISHEPUJT ME TE TMERRSHEM TE PRO-AMERIKANIZMIT NE BOTE! BILES, JANE BERE ME PRO-AMERIKANE SE SA VETE AMERIKANET!!! ME VAJTUESE ESHTE KUR KETE SEKT ENVERIST NARKO-KRIMINAL, KETE SEKT TE RREZIKSHEM MAFIOZ DHE ANTIPOPULLOR, KETE ORGANIZATE TE STRUKTURUAR KRIMINALE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR, E MBESHTET FUQISHEM VETE SHBA!!!

Shto koment

Denonco