‘Premisa filozofike e librit ‘Free’/ Diskutime në A Show mes gazetarit Kapllanaj dhe moderatorit Krasta

‘Premisa filozofike e librit ‘Free’/ Diskutime në A Show mes gazetarit Kapllanaj dhe moderatorit Krasta

22:05, 30/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Gazment Kapllani, i ftuar në A Show me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, ka folur mbi librin ‘Free’ të profesoreshës Lea Ypi të promovuar në Britani nga lobistët e majtë dhe në Shqipëri nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Komentet e gazetarit Kapllani kanë krijuar debat në studio mes tij dhe moderatorit Krasta, ku secili prej tyre shpalosi idetë e veta mbi librin Free.

Krasta: Ka një premisë filozofike dhe duke pasur parasysh lotimet në Britani nga grupet e majta dhe në Shqipëri nga Rama dhe Veliaj. A ka vend për ta parë këtë libër me lupë?

Kapllani: Librin e zonjës Ypi po e lexoj me interes. E respektoj zonjën Ypi si intelektuale dhe mbi të gjitha na lidh një e përbvashkët, jemi emigrantë.

Pavarësisht akuzave se po mbështet nga grupe ekstremiste unë nuk e besoj. Kritikat në TheGardian janë jashtëzakonish serioze. Por nuk i kemi të shumtë intelektualët, i kemi të paktë si brenda dhe jashtë. Por sidomos pavarësia intelektualëve është jashtëzakonisht e pakët. Gjatë diktaturës u zhduk fare por në këto kohë është akoma dhe më e pakët. E kemi për detyrë që për momentin të mbështesim njëri tjetrin.

Krasta: Ka një shqetësim në rrethet intelektuale ende të pashijshme, ca ishuj të vegjël që kanë rezistuar. Edhe unë nuk e kisha fjalën se është mbështetur nga grupime ekstreme por unë e konsideroj një grupim ekstrem qeverisjen e vendit, për sa i përket qasjes së ashpër ose jo socialiste për çështje të vendit. Çdo njëri ka të drejtën të bëjë një libër të dobët ose të shkëlqyer. Kur libri është me qasje historike, ai duhet të shihet me shumë vëmendje për mospërputhje apo për lajthitje të karakterit teknik. Ka elemente të librave që mund të shkaktojnë reaksion shumë të fortë dhe në këtë kontekst një libër që publikohet nuk është kaq shumë i pafajshëm.

Kapllani: Çdo libër dhe vepër publike ka një përgjegjësi publike sepse nuk po shkruajnë ditar që ta mbajnë poshtë jastëkut. Shkrimtarët dhe artistat, nga momenti që ekspozohen publikisht duhet të jenë të gatshëm që vepra e tyre të ketë kritika dhe ata ti përgjigjen atyre kritikave. Por në botën intelektuale të mos u sulemi njerëzve por veprat.

Krasta: Libri është njeriu. Për librat mbanë pirgjegjësi Ismail Kadare, ai mbase nuk do por do mbajë përgjegjësi se disa njerëz i thonë se disa gjëra nuk janë ashtu si e ke shkruar ti.

Kapllanaj: Një intelektual duhet të jetë i gatshëm të pranojë kritika. Intelektualët në këtë vend i imponon nomenklatura. E kemi nevojë shumë pavarësinë. Nuk mendoj që intelektualët të kenë nevojë që një kryeministër apo kryetar bashkie të promovojë veprën e tyre. Duhet të mësohemi se jo të gjithë njerëzit duhet të mendojnë si mendojmë ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco