‘E disata herë që keqpërdor fjalët’/ Paloka-Bashës: Boll përçave PD-në! Respekto firmat e 4200 delegatëve

‘E disata herë që keqpërdor fjalët’/ Paloka-Bashës: Boll përçave PD-në! Respekto firmat e 4200 delegatëve

21:19, 30/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bashës pasditen e sotme, ku nga një studio televizive deklaroi se firmat nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon statuti, gjë të cilën e kishte kërkuar Paloka dhe ish-kryeministri Sali Berisha, por që nuk ishte zbatuar nga përfaqësuesit e tjerë të foltores.

Në një sqarim të gjatë, Paloka ka theksuar se në asnjë pikë të statutit nuk thuhet se ku apo si do dorëzohen formularët e firmosur nga delegatët dhe se propozimi i tij i pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, u refuzua nga pjesëmarrësit e tjerë të foltores.

‘Meqënëse u bë e disata herë që z. Basha përdor në mënyrë jo korrekte fjalët e mia si alibi të qëndrimit të tij ndaj vullnetit të mbi 4200 delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor, jam i detyruar të sqaroj dhe një herë çfarë kam deklaruar’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sqarim !

Meqenese u be e disata here qe z. Basha perdor ne menyre jo korrekte fjalet e mia si alibi te qendrimit te tij ndaj vullnetit te mbi 4200 delegateve qe kane firmosur per mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor, jam i detyruar  te sqaroj dhe nje here cfare kam deklaruar .

Ne statutin e PD , ne asnje pike dhe asnje rresht nuk percaktohet se cila eshte procedura qe ndiqet ne rastin kur 1/4 e delegateve kerkojne mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit. Ne statut parashikohet vetem detyrimi i mbledhjes se Kuvendit kur e kerkojne 1/4 e delegateve , po nuk percaktohet as se si mblidhen firmat, as ku depozitohen formularet dhe asnje procedure tjeter per kete ceshtje. Lidhur me verifikimin e mandateve, statuti eshte me se i qarte, verifikimi i mandateve behet ne Kuvend nga komisioni i verifikimit te mandateve, askush tjeter nuk e ka kete tager.

Ne keto kushte , perfaqesuesit e firmetareve kerkuan nje takim me mua si Kryetar i Keshillit Kombetar te PD. Takimi u zhvillua ne zyren e z.Berisha dhe ishin te pranishem, si  perfaqesues te firmetareve ; deputete , antare te kryesise se PD, kryetare degesh te PD, dhe nje sere funksionaresh te tjere te PD si nga sekretariati dhe organizatat partnere te PD. Midis tyre , hartues te statutit dhe juristet me te cilet z.Basha  eshte perfaqesuar deri me sot ne gjithe institucionet dhe tryezat politike.

Kerkesa e gjithe pjesmarresve ishte qe , ne mungese te percaktimit te procedurave te permendura me lart, duke e konsideruar pjesen tjeter drejtuesve te PD si ilegjitime dhe mbi te gjitha si pale ne kete konflikt, ne mungese te plote besimi ne luajalitetin e tyre ndaj ketij procesi, formularet e mbledhur te dorezoheshin  tek une si Kryetar i Keshillit Kombetar, organi me i larte i zgjedhur i PD midis dy Kuvendeve.

Une , pas kesaj kerkese, kam propozuar qe , pavarsisht gjithe argumentave te paraqitur nga pjesmarresit ne takim, edhe per faktin qe une isha pozicionuar ne krah te z.Berisha, formularet te dorzoheshin tek sekretari organizativ i PD, “JO SEPSE E PARASHIKON STATUTI” , sic abuzon me kete thenie timen z.Basha, por per te shmangur cdo mundesi spekullimi nga pala tjeter, sic ndodhi me pas ne fakt .

Kete argumentim timin e pranoi dhe z.Berisha . Nderkohe gjithe pjesmarresit e tjere , me argumentat e dhena me lart, duke ofruar dhe fakte se si firmetareve ju ishte bere presion nga disa drejtues degesh , kembengulen qe ose te vinin ne zyren time me detyrimin e mbrojtjes se te dhenave personale te firmetareve, ose ata nuk kishin asnje detyrim tjeter statutor apo procedurial per ti cuar tek kundershtaret e tyre ne kete rast. Keshtu vendosi shumica ne ate takim dhe z.Berisha pranoi vendimin e shumices, nuk vendosi vete, me koken e tij…!

Kjo eshte ajo qe ndodhi dhe ajo qe une kam deklaruar.

Prandaj , ne vend qe te vazhdohet me truke e me hile  qe po percajne cdo dite e me shume demokratet, do ishte e denje, po mbi te gjitha ne te mire te demokrateve , qe vullneti i mbi 4200 delegateve, vullneti i shumices , te respektohet!

Keshtu veprohet ne demokraci, keshtu thote edhe statuti i PD e mbi gjithe te tjeret,  ky eshte detyrim dhe pergjegjesi per kryetarin e PD .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet30/11/2021 22:29

PALOKA ME NGJAN SI TARTUFI. ESHTE SHUME I MJERE ALKOLIN KA SHOK ME TAXAT E SHQPTAREVE DHE SE BASHKU ME SALIUN ESHTE E ARDHMJA E SHQIPTAREVE HAHAHAHA ENDE KA SHQIPTARE QE E GELLTISIN TE ARDHMEN E SHQIPERISE ME BERISHEN DHE PALOKEN TRTANIN NULIN RISTAN ALKOLIN, KETA MUND TA MARRIN PD ME DHUNE SE JANE TE DHUNSHEM POR NUK MUND TE DREJTOJNE SHQIPERINE PASI NUK MUND TE BEHEN MAXHORANCE NE SHQIPERI SE NUK PERFAQESOJNE ASNJEGJE KA QENE NJE SLOGAN I SALIUT ME NE FITOJNE TE GJITHE. FITUESIT ISHIN VETEM FAMILJET E TYRE. SHQIPTARET IKEN NE EMIGRIM ATA QE NGELEN I VARFERUAN DHE I BENE TE PAVLERE SA DHE NUK I NUMEROJNE SI NJEREZ PO SI KAFSHE. RROFTE ENVER SALIU

Shto koment

Denonco