Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Ramës i intereson një PD e përçarë’/ Shehaj: Shumica e demokratëve janë kundër Bashës...

‘Ramës i intereson një PD e përçarë’/ Shehaj: Shumica e demokratëve janë kundër Bashës...

21:20, 29/11/2021
A+ Aa A-

Një nga deputetët më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, demokrati Agron Shehaj ka deklaruar se interesi i kryeministrit Edi Rama është që të mbajë PD-në të përçarë.

Në një intervistë për mediat, Shehaj theksoi se Rama mbron palën më të dobët dhe në këtë rast kreun e PD edhe nëpërmjet mediave që janë në yqmin e tij.

Shehaj: Mediat  e pushteti mbrojnë më të dobëtin. Interesi i Ramës është të mbajë gjallë të përçarë PD-në, ndaj dhe mbron palën më të dobët, Lulzim Bashës.

Që nga koha kur kandidova për kreun e PD, u përjashtova nga PD. Mua s’më është thënë asgjë. Zëre se mbështetja që kam patur brenda PD ishte inekzistente, e parëndësishme.

Demokratët duan ndryshim, duan Kuvendin në datën 11 dhjetor dhe unë do të jem aty sepse mendoj se është legjitim. Ka një përçarje brenda PD dhe pjesa më e madhe janë kundër Bashës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco