Non grata pa prova/ Dosja kundër Sali Berishës është bosh, letra e Blinken s'ka fakte

Non grata pa prova/ Dosja kundër Sali Berishës është bosh, letra e Blinken s'ka fakte

21:14, 25/11/2021
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk jep asnjë provë në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv u publikua mbrëmjen e sotme për herë të parë dosja 'Berisha' sipas Antony Blinken, përgjigjja e një letre e tij drejtuar kongresmenit Lee Zeldin, pasi ky i fundit i kërkoi prova për vendimin ndaj Berishës. 

Pas përplasjes verbale në komisionin e Kongresit disa muaj më parë, kongresmeni Lee Zeldin iu drejtua Departamentit të Shtetit me dy shkresa radhazi.

Shkresës së parë Blinken nuk iu përgjigj.

Ndërsa pas insistimit nga ana e kongresmenit të New York përmes një letre të dytë, Departamenti i Shtetit ka kthyer përgjigje përmes një letre drejtuar Zeldin. 

Në përgjigjen e Blinken nuk ka asnjë provë konkrete në ngarkim të ish-kryeministrit shqiptar.

Dosja kundër Sali Berishës është bosh.

Blinken artikulon në letrën e përgjigjes se janë bazuar në lajmet e publikuara në media dhe deklaratat apo retorika e Berishës e cila është interpretuar si indicie se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjen dhe aleatët politikë përballë hetimeve dhe përpjekjeve anti-korrupsion. 

"Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse. Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme", thuhet në letrën e Blinken. 

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka pretenduar që në krye të herës se ndaj tij nuk ka asnjë provë apo fakt që ta shpallë atë non grata.

Për këtë shkak, Berisha ka paditur në Gjykatën e Parisit sekretarin amerikan të shtetit, padi e cila është pranuar nga trupa gjykuese dhe do të kalojë në shqyrtim, e Blinken do të duhet të paraqesë provat që ka përpara kësaj gjykate.   

Letra e plotë e Blinken për kongresmenin Zeldin
Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco