Regjimi puç brenda PD? Strazimiri: Atëherë mbledhja e Kuvendit Kombëtar qenka urgjencë

Regjimi puç brenda PD? Strazimiri: Atëherë mbledhja e Kuvendit Kombëtar qenka urgjencë

18:53, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço, foli për deklaratën e Lulzim Bashës, që tha se ‘regjimi po bën puç brenda Partisë Demokratike’.

Strazimiri thekson se nëse Basha e ka seriozisht këtë që thotë, të mbledhë Kuvendin dhe aty të gjejë ata që i cilëson si “puçistë”.

“Duhet të shikojmë brenda vetes kush po bashkëpunon me Ramën. Nëse Basha e ka seriozisht, të mbledhë Kuvendin, nëse thotë se po ndodh puç, ta diskutojë në Kuvend.

Të mbledhë anëtarësinë demokrate nga Tropoja në Sarandë dhe të nxjerrë “puçistët””, deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco