VIDEO/ Noka sfidë Gaz Bardhit: Lë mandatin nëse një nga 272 firmat e Elbasanit s'është në rregull

VIDEO/ Noka sfidë Gaz Bardhit: Lë mandatin nëse një nga 272 firmat e Elbasanit s'është në rregull

18:19, 11/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Flamur Noka në një lidhje Skype në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, shpjegoi pse 4200 firmat i dorëzuan te kryetari i Këshillit Kombëtar të PD. 

Noka tha se PD nuk ka sot një zyrë protokolli, ndërsa shtoi se 4200 firmat u dorëzuan te Këshilli Kombëtar i PD pasi është i vetmi organ serioz dhe i konstituuar.

Sipas Nokës, forumet e tjera të PD janë inekzistente. 

Gjithashtu Noka sfidoi Gazment Bardhin lidhur me vlefshmërinë e firmave, teksa e sfidoi se, nëse një nga 272 delegatët e Elbasanit që ka plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar, atëherë ai do të dorëzojë mandatin e deputetit. 

"Kontrolloni te Tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një njeri që paguhet si shef protokolli, apo protokollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protokoll në atë parti. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protokolloin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit. Unë sfidoj Luzim Bashën që të na tregojë se kush është protokolluesi apo shefi i protokollit, atëherë ne i kërkojmë ndjesë. Në rast se do të kishte në selinë e partisë tonë një zyrë protokolli do ta respektonim pafund procedurën.

Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituuar pas Kuvendit Kombëtar, nuk ishte detyrim por thjesht për transparencë, që t'ju themi të gjithëve që kush do, mund të shkojë dhe të verifikojë. Ndaj i them z.Bardhit shko dhe verifikoi një për një 272 firmat e delegatëve të Elbasanit. Në rast se një nuk të rezulton korrekte apo rezulton ashtu siç ke thënë ti, atëherë Flamur Noka që sot jep dorëheqje nga mandati i deputetit, nga politika dhe nga çdo aksion e nismë politike", u shpreh Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco