Presidenti Meta pret Richard Grenell: Vlerësoj shumë angazhimin e tij

Presidenti Meta pret Richard Grenell: Vlerësoj shumë angazhimin e tij

13:13, 09/11/2021
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, postoi një foto nga takimi i tij me ambasadorin Richard Grenell, një nga figurat kryesore të republikanëve amerikanë.

Grenell, që ka drejtuar Agjencinë e Inteligjencës së Brendshme në SHBA, po viziton Shqipërinë.

“Është gjithmonë kënaqësi të kemi Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara vlerësohet shumë,” shkruan Meta.

Grenell shihet gjerësisht si ministri në hije i Departamentit të Shtetit në mesin e republikanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco