‘Veliaj fillon shembjet te 5 Maj-i’, familja hipën mbi tarracë: Ky shtet po na shkatëron jetën...

‘Veliaj fillon shembjet te 5 Maj-i’, familja hipën mbi tarracë: Ky shtet po na shkatëron jetën...

19:25, 08/11/2021
A+ Aa A-

Këtë të hënë kanë nisur të shemben banesat që kanë firmosur kontratën me Bashkinë në zonën e 5 majit. 

Prania e fadromave ka tensionuar situatën, sakaq familjet e tjera që nuk kanë rënë dakord me Bashkinë kanë hipur në çatinë e godinave në mënyrë që të mbrojnë pronën nga eskavatori.

Banorët kanë komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj ku pak ditë më parë i ka quajtur vilat e tyre kasolle dhe banorët që protestojnë sipas Veliajt nuk janë qytetarë që përfshihen nga projekti.

Një qytetar tregon se i vëllai i tij ka firmosur kontratë me Bashkinë e Tiranës.

Marrëveshja është nënshkruar në presion të vazhdueshëm nga qeveria vendore.

Me lot në sy e motra qëndron në derën e pronës së vëllai të saj. Ajo shprehet e pasigurt në këtë shtet dhe ngre zërin se po iu shkatërohet jeta duke iu marrë prona dhe dhënë një vlerë mjaft të ulët.

Shembjet kanë nisur në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët kanë kundërshtuar prishjen e shtëpive ndërsa kërkojnë kompensimin “metër për metër” për banesat e tyre.

Qytetari thotë se asnjë kontratë që është firmosur nuk është në favor të banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi08/11/2021 22:55

Votoni skuthin dhe kryehajdutin veliaj dhe tani prisni care Ben ky kriminel I shqiptareve! Ky kalama I llastuar ,ky brekgrisur qe u be milioner duke vjedhur, ky sharlatan qe mund te krahasohet as me njeri kriminel Serb te tipit karaxhic,duhet te zhduket nje ore e me pare nga bashkia e tiranes dhe mundesisht te degdiset ne shengjergj, pasi ti jene sekuestruar pasurite e tij te panumurta. Shkateroi tiranen, shkermoqi pasurite dhe pronat e djerses se shqiptareve duke I lene ata ne mes te ruges ,pa strehe, pa para, pa prone dhe pamundesisht per te jetuar me djersen e ballit.I mashtron CDO sekonde me parajsen e premtuar, I genjen ,I shan dhe ofendon me epitete etj dhe pastaj I quan dhe uzurpues te tokes qe e Kane blere me gjakun dhe djersen e ballit.o shites ordiner dhe mashtrues I fiqeve, mos haro nje gje :- keto njerez te ndershem dhe puntore, nuk do te ta Falin padrejtesine dhe mashtrimin. Me nje te rené te lapsit ju ke demtuar pronen, ju ke shkateruar jeten. Dhe perseri mos haro :-shpejt do te vije fundi I gradacelave tuaja te vjedhjes dhe sakatimit te tiranes, dhe fundi yt i turpshem gjithashtu.nje fjale e urte thote ,cfar do mbellesh ate do te koresh, me nje ndryshim per ty zagar rrugesh, ti ske per te korrur kurre pervecse kokes tende me tridhjetetre cepa maskara I ndyre. Po vijne zgjedhjet, po vjen dhe berisha qe nuk I duron keto cibane qe vjedhin papushim, po ndergjegjesohen dhe njerzit qe po I bien kokes per ate qe e Kane votuar, them I votuar se ju I vidhni te gjithe ,edhe zgjedhjet. Po shpejt vjen USTA berisha qe ju njeh mire dhembe e dhemballe dhe ju ngarkon drute ashtu sic I don mushka. Te fala andej nga shengjergji, mos haro bicikleten ,mashtrues dhe pirat I kullave ,se me ato te karaibeve nuk ke krahasim. Te fala dhe bashkevujteseve tuaj ,duke filluar me ramen, ahmetajn, gjknurin ,beqjen, brace miun, balle pallen, spiropallen, ballukjen, etj etj se Sera Juaj nuk mbaron kurre. Shpresojme qe kositja te filloje shume shpejt ,pas 12 dhjetorit. Urime!

Shto koment

Denonco