Olta Xhaçka kapet në shkelje, bën emërimin në drejtorinë e Ilir Beqajt në konflikt interesi

Olta Xhaçka kapet në shkelje, bën emërimin në drejtorinë e Ilir Beqajt në konflikt interesi

19:30, 04/11/2021
A+ Aa A-

Pas emërimeve të ministrave nëpër kabinete, “lufta” nis e bëhet por postet e rëndësishme të titullarëve e këshilltarëve.

Ministrat kërkojnë që të marrin pranë të besuarit e tyre, të cilët mund të bëjnë shumë për ta, duke u përfshirë edhe në afera të ndryshme e në pazare që kurrë nuk dalin nga godinat e ministrive. 

Për shembull, në ministrinë e Punëve për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrja Olta Xhaçka ka emëruar si këshilltare Anis Lamllarin.

Por këtu ka një konflikt interesi, pasi Lamllari figuron si këshillare edhe në drejtorinë e fondeve të BE-së, e cila sipas gazetarit Klodian Tomorri pritet që të drejtohet nga ish-ministri Ilir Beqaj. Por pikërisht këtu lind konflikti i interesit pasi drejtoria për Fondet e BE-së është nën varësinë e MEJP-së. 

Përveç konfliktit të interesit, duket se Xhaçka po planifikon që të marrë dhe të mbajë nën kontroll drejtorinë e Beqajt.

Ky i fundit, nëse nesër merr (gjë që pritet të ndodhë) nuk e heq dot të emëruarën e Xhaçkës, e cila shkeli ligjin me emërimin. Edhe pse prej ditësh nuk ka më kompetenca mbi drejtorinë. Megjithatë pas duket se ka lënë një njeri të besuar. 

Por nuk mbaron këtu. Më 8 shtator, Xhaçka i cakton Lamllarit detyrën e drejtueses së strukturës operuese për programet e bashkëpunimit territorial.

Edhe kjo lëvizje është në shkelje me ligjin pasi, këshilltari i një ministri është post politik, e si pasojë nuk mund që të kryejë detyra të tjera me status ‘nëpunësi’.

Megjithatë shkeljet e njëpasnjëshme të ligjit duket se nuk e kanë shqetësuar ministren e Jashtme për të vendosur të besuarën e saj në disa poste të rëndësishme, ku duhet të ketë “sytë e veshët”./ Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco