Bledian Koka: Rama në mision jo të interesave të shqiptarëve, por të George Soros

Bledian Koka: Rama në mision jo të interesave të shqiptarëve, por të George Soros

18:51, 04/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Forcë në Syri Tv nga moderatorja Sonila Meço, foli për nismën e Open Balkan.

Koka thekson se Rama është në mision jo për interesat e shqiptarëve, por të George Soros.

“Rama tha se jam në vendin që ka humbur luftën, duke thënë se Kosova po humb paqen. Me këtë, Rama ka gabuar akoma më rëndë dhe ka provokuar haptazi. Gjithë vlera e Open Balkan, është një tip që quhet Aleks Soros, që është djali i George Soros.

Nuk e di pse duhet që ai të jetë në tryezë, djali i një milioneri aty, ku flitet për fatet e vendeve të rajonit. Çfarë do ai në tryezë? Edita Tahiri thotë saktë se nëse do kishte shtet, Rama dhe Soros duhet të shpalleshin non grata në Kosovë, e thonë ndërkombëtarët. Rama është në mision për interesat personale të Soros”, u shpreh Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco