VIDEO/ Eksportuesit me propozime, Alban Zusi: 5 kushte për tregti pa barriera me 'Open Balkan'

VIDEO/ Eksportuesit me propozime, Alban Zusi: 5 kushte për tregti pa barriera me 'Open Balkan'

18:18, 04/11/2021
A+ Aa A-

Eksportuesit propozojnë 5 pika për marrëveshjen e 'Open Balkan'. 

Kreu i Shoqatës së Eksportusve Alban Zusi i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, u shpreh se tregtia e lirë mes vendeve duhet të bëhet duke respektuar disa kushte.

"Të gjithë këtë ngjarje duhet ta ndajmë në dy momente.

E para, është lajmi që ne do të kemi mundësi për të bërë tregti të hapur, pa barriera, pa kufizime, nëse do të jetë e tillë. Nuk është thjesht qarkullimi i njerëzve tregti e hapur. Kam qenë pro kësaj iniciative, por gjithmonë kam patur edhe një kondicionim. Tregti e hapur, por me 5 kushte, reciprocitet, po erdhi qumësht këtej, duhet të shkojë edhe qumësht andej. 

Së dyti, është barazia në mënyrat e trajtimit. Nëse Serbia është duke subvencionuar një produkt, sistemi ynë fiskal duhet ta zerojë subvencionin në momentin që këto mallra hyjnë në Shqipëri përmes taksës. Taksohet me çmimin me të cilin është subvencionuar.

Ka një rrezik. Për mua hapje e tregut është që kur ngarkoj kamionin në Lezhë apo Tiranë, pres faturën aty dhe arrij në Beograd pa tarifë doganore. Nëse pas 1 janarit kamioni do qëndrojë me orë në dogana 2-3 orë nëpër dogana për fajin e njërit apo tjetrit... 

Qarkullim i lirë për mua është ajo që ndodh sot nga Austria në Gjermani dhe nga Austria në Francë, nga Franca në Gjermani.

Nëse ne nuk shohim dokumentin i cili ne nuk na lejon të qëndrojmë në doganë, pa ndaluar kamioni, kjo është lëvizje e lirë. Çdo formë tjetër që unë duhet të ndaloj në dogana, nuk është lëvizje e lirë. Lëvizja e lirë është edhe kur të ngarkohet një furgon me 2 mijë euro mall e ai të niset nga Beogradi pa ndalesa. Kjo është lëvizja e lirë", u shpreh Zusi.

Gjithashtu, Zusi shtoi se fermat e Serbisë nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të Shqipërisë, por që diferencën e bën politika e subvencioneve të secilit shtet. 

"Unë po flas nga një dhomë hoteli në Beograd. Jam për qëllimet e mia, jam në një tur biznesi. Jam duke vizituar ferma bujqësore në Serbi, nga më të mëdhatë që ka ky vend. Nuk ndjej asnjë lloj kompleksi inferioriteti sa i takon zhvillimit teknologjik, por ndjej edhe epërsi ndaj tyre. Ne konkurrojmë me Serbinë. Fermat tona të mira shqiptare janë totalisht konkurruese me këta. Por çështja është te subvencionet e shtetit. Fermeri shqiptar nuk duhet të konkurrojë me subvencionet e shtetit serb apo maqedonas". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco