LSI nis konsultimet, Kryemadhi: Shqiptarët në vështirësi, meritojnë shërbim shëndetësor cilësor

LSI nis konsultimet, Kryemadhi: Shqiptarët në vështirësi, meritojnë shërbim shëndetësor cilësor

18:08, 04/11/2021
A+ Aa A-

Nga Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka njoftuar se ka filluar analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

‘Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco