Do e bindni Kosovën për të hyrë në ‘Open Balkan’? Ironia e Ramës: S’kam degë të PS atje

Do e bindni Kosovën për të hyrë në ‘Open Balkan’? Ironia e Ramës: S’kam degë të PS atje

14:15, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me gazetarët pas samitit për “Open Ballkan” në Beograd është pyetur nëse do të insistojë të bindë Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Ndërkohë që takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare tha se me Kosovën kanë marrëdhënie speciale. Ai shtoi se nuk mund të  ndërhyjë, ndërsa ironizoi se nuk ka degë të PS-së në Kosovë, duke thumbuar kështu kryeministrin Albin Kurti për qendrën e Vetëvendosjes në Shqipëri.

“Ne kemi me Kosovën me marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla. Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën  dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjegjësia ime, dhe ju e dini që skam degë të PS në Kosovë,” deklaroi kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

don kishoti shqiptar04/11/2021 16:39

dergo disa nga patronazhistet e ps te fillojne te germojne edhe ne kosove.. PLEHRE!!!!!

Vendi yne 04/11/2021 14:31

Ky eshte jerm ky eshte skarcitet njerezor.Ky eshte tradhetare i kombit

Shto koment

Denonco