Skandali 6 mln euro i Xhaçkës/ 'Muzeu gjysmak si vendgjarje krimi'

Skandali 6 mln euro i Xhaçkës/ 'Muzeu gjysmak si vendgjarje krimi'

13:43, 04/11/2021
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit. Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/11/2021 10:02

E bija e s’ëmës, rracë kurvash dhe hajdutësh. Lule më lule për të thithur mjaltin. Deputete e ministre për meritën që i shkonte Gregunit në spital në USA për ti bërë masazh oqeve. Braktisi Amerikën me ftesën e Dramës për ta bërë politikane ku vidhen lekët me kamiona, Ku je o ASPAK???

Ilirjan 05/11/2021 06:03

Sa te degjeneruar na moren me qaf gjynah populli ska Ca shtron nebtavolin ska cfar hedh ne pjat kta tallen me pushime e dreka apo darla lluksoze po ka zot se nje metet kub dhe do marim ze gjith.

Shqiptari04/11/2021 18:58

PO, PO! GAM-GAM! GAM-GAM! GAM-GAM! SI ATA QENTE PEKINEZ QE LEHIN KUR SHIKOJNE NDONJE MACE!!! T'IA RRUANI PICKEN OLTES!! I PERPIU OLTA ME GJITHE GACIN E VET 6 MILIONE EURO!! HANI ME GJITHE KLSH MUTIN E OLTES TANI! VETEM KJO JU KA MBETUR! PO I PLAS SHUME PIDHI OLTES DHE TRAPI RAMES QE PO I SHAJME NE KETU NEPER PORTALE!! AJO I VODHI DHE NA LA PA BREKE FARE, JU DHE UNE SHAJME KETU DHE NXJERRIM DUFIN, OSE ME SAKTE PJERDHIM KETU DUKE SHKRUAR QE TE SHFRYHEMI!!! VETEM ME KRYENGRITJE RREZOHEN KETA NEOKOMUNISTET, NDRYSHE EDVIN KRISTAQ RAMA DO TE BEHET MBRET!

Vendi yne 04/11/2021 14:27

Skandal.Paturpesi.Ministre plere.Vetem se eshte e dashura e rames eshte ministre.Nuk la lavire dhe imorale pa sjelle ne qeveri

Vendi yne 04/11/2021 14:16

Skandal.Paturpesi.Ministre plere.Vetem se eshte e dashura e rames eshte ministre.Nuk la lavire dhe imorale pa sjelle ne qeveri

Shto koment

Denonco