‘Patronazhistët tanë po bëhen gati për zgjedhjet lokale!’/ Manja replikon me Sulën

‘Patronazhistët tanë po bëhen gati për zgjedhjet lokale!’/ Manja replikon me Sulën

13:28, 04/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Dashnor Sula replikoi me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja lidhur me projektligjin për bashkëqeverisjen, duke ngritur dyshime se Rama po kërkon të çojë në institucione persona të besuar që të kenë akses në informacione.

Manja hodhi poshtë pretendimet se projekt ligji është anti-kushtetues ndërsa i kërkoi deputetit të PD-së të mos merret me patronazhistët e PS, pasi ata po bëhen gati për zgjedhjet lokale.

Dashnor Sula: Projektligji për bashkëqeverisjen nuk bën gjë tjetër veçse ju jep fuqi patronazhistëve. Në optikën sipërfaqësore duket sikur u vjen në ndihmë qytetarëve për ti përfshirë në vendimmarrje por në fakt është krejt e kundërta. Edi Rama do të çojë në çdo institucion një person të besuar, të plotfuqishëm që do ketë akses në çdo informacion.

Ulsi Manaja: Çfarë është projektligji për bashkëqeverisjen, nëse deri dje një qytetar që kishte një ankesë, i drejtohej institucionit me një shkresë, dhe i kalonte nëpunësit për Marrëdhëniet me Publikun apo ankesat. Merrte apo nuk merrte përgjigje. E njëjta gjë do ndodhë edhe sot.

Do ti drejtohet institucionit dhe do të marrë përgjigje nga institucioni i linjës, por me një ndryshim që dixhitalizohet marrëdhënia e qytetarit dhe nuk do ketë mundësi të ngelë në sirtar. Mbasi të marrë votën mund ta çoni në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkoni votën me ne sot dhe bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes, lërini patronazhistët se po bëhen gati për zgjedhjet lokale patronazhistët tanë, dhe mos thoni pastaj pse i humbëm zgjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco