Malltezi: Zgjatja e vetingut nuk është çështje teknike, por ju jeni bërë lolo

Malltezi: Zgjatja e vetingut nuk është çështje teknike, por ju jeni bërë lolo

13:20, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas deklaratave se zgjatja e vetingut është çështje teknike.

Maltezi shkruan se ‘PD duhet te kthehet tek vlerat dhe përballja, jo te lëpirja ndaj Soros, pazaret dhe shantazhimet’.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

Peng-lapangjozët marsh të votojnë për zgjatjen e vetingut, se është ‘çështje teknike’ nuk është politike. Veç Soros e ka kapur.

Pra votoni motrën e Belinda Ballukut se betejën politike nuk e keni me Ballukun, por me ata që luan shah Tomi. PD duhet te kthehet tek vlerat dhe përballja, jo tek lëpirja ndaj Soros, pazaret dhe shantazhimet.

Kur bëhesh lolo pastaj është turp të shkosh në anëtarësi dhe nuk pranon as mbledhje forumesh se ‘po mbron unitetin e partisë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco