Tabaku përplaset me Ahmetajn: Bën batuta dy lekëshe, duhet të ishe në SPAK

Tabaku përplaset me Ahmetajn: Bën batuta dy lekëshe, duhet të ishe në SPAK

12:55, 04/11/2021
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike tha se PD nuk do ta votojë ligjin e bashkëqeverisjes, pasi sipas saj ato janë kundër qeverisë që ka varfëruar shqiptarët. Duke ju drejtuar ministrit Arben Ahmetaj, Tabaku tha se ai duhet të ishte para SPAK e jo në Kuvend duke bërë batuta dy lekëshe.

Tabaku: Të dëgjosh batuta dy lekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, kjo është për të qeshur.. duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar. Kjo tregon tendencën sesi këto duan të qeverisin. Ditë e zezë kur je ti aty... Po dëgjojmë humor banal me ty!.Ta harrojë ai që foli se ne do të diskutojmë në këtë Kuvend për bashkëqeverisjen. Për mua ka vetëm një kundërshtar ato që janë në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. Ne jemi kundër çdo ligji, dhe e keqja e shqiptarëve do të largohet.

Ndërkohë ministri Ahmetaj, në përgjigjen e tij ndaj deputetes së PD-së ka theksuar se nuk është ajo personi që duhet të diskutojë në lidhje me bashkëqeverisjen.

Ahmetaj: Jam në pozitë të vështire. Ju kujtoni se jeni kundërshtarët tanë... Nuk jeni ju, janë ato pengesa të zhvillimit që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet ajo që duam ne dhe ju bashkë. Ju nuk jeni kundërshtarët tanë. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne nëpërmjet inovacionit për qytetarët, me platforomën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 13:15

Ky ahmetaj ky plere pa vlere duhet te zhduket nga politika shqipetRe.Ky idiot bir laperi na ben si i gjitheditur.Vetem Sali Berisha mund ti zhduki keta ndryshe keta do behen si sulltanet ne turqi.Gjynah i madh dhe turp qe Shqiperia te udhehiqet nga keta varrdhjere

Shto koment

Denonco