Vuçiçit i mbetet vetëm Rama: Ta bëjmë a ta shtyjmë, takimin për ‘Open Ballkan’?!

Vuçiçit i mbetet vetëm Rama: Ta bëjmë a ta shtyjmë, takimin për ‘Open Ballkan’?!

15:04, 01/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,I cili po merr pjesë në Samitit për ndryshimin e Klimës në Gllasgou të Skocisë është takuar sot, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka dhënë vetë Vuçiç duke publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Rama, ndërsa ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograd duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram në foton me Ramën.

 Rama, Vuçiç dhe, Zoran Zaev, kishin planifikuar një takim në Beograd më 3 dhe 4 nëntor, për ‘Open Ballkan’, por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco