Lajmi i fundit

Humb jetën i riu në Vlorë, e zënë gurët e gurores poshtë

Qeverisja e Ramës, Eurostat: Gjysma e shqiptarëve në rrezik varfërie

Qeverisja e Ramës, Eurostat: Gjysma e shqiptarëve në rrezik varfërie

14:33, 01/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë një takimi propagandistik para fitores së mandatit të tretë i cili premtonte ta mbushte vendin me porte dhe aeroporte, kryeministri Rama tha një shprehje që do të mbahet mend gjatë:

‘Që nga koha e Skënderbeut në Shqipëri nuk ka vdekur njeri për bukë’ tha ai duke iu përgjigjur akuzave se ndërkohë që qeveria flet për projekte më të mëdha, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër.

Por statistikat e Eurostat të pa ndikuara nga broçkullat e propagandës qeveritare dëshmojnë për të kundërtën. Sipas tyre në vitin 2019, pra në kohën kur Rama ishte në mesin e mandatit të dytë 51.8% e shqiptarëve ishte në rrezik varfërie, ose përjashtimi social.

Sipas dhënave të publikuara nga instituti europian i statistikave Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë për pasigurinë ekonomike të qytetarëve të saj.

Në këtë klasifikim që merr për bazë shkallën e punësimit, nivelin e arsimimit në familje për prindërit dhe fëmijët, llojin dhe përbërjen e familjes Shqipëria rendite me diferencë të madhe nga vendi që vjen menjëherë pas nesh, Mali i Zi (36.6).

Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 ai afishoi një kredo. Uljen e pabarazisë nëpërmjet taksimit progresiv si një masë ndaj një padrejtësie ku 5% e shqiptarëve kishin të ardhura sa pjesa tjetër e 95%ve prej tyre.

Por mënyra e shtrembër e taksimit, lehtësitë për më të pasurit dhe ligje si ato që i përgjysmonin atyre taksën për dividentin, bënë që në Shqipëri, edhe pse me taksë gjoja progresive pabarazitë të thelloheshin.

Me ardhjen e tij në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, dëshmohet se ajo u rrit. Vënia në funksionim e taksimit gjoja progresiv gjatë viteve 2014- 2018 tregon se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%-shi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014, në 3% gjatë viteve 2015- 2017. I njëjti tregues provon se 10%-shi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 (niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, dhe 25% për vitet 2015- 2017.

Dhe kështu Shqipëria është sot vendi me gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Prandaj Rama nuk flet më për uljen e pabarazive por mjaftohet të ngushëllohet se këtu askush nuk vdes për bukë.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco