Vizitë zyrtare në Kosovë/ Gledis Nano takohet me homologun Samedin Mehmeti

Vizitë zyrtare në Kosovë/ Gledis Nano takohet me homologun Samedin Mehmeti

08:06, 30/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, z. Gledis Nano.

‘Delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë’, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, z. Gledis Nano

Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar.

---

General director of Kosovo Police Mr. Samedin Mehmeti hosted the general director of state Police Mr. Gledis Nano in a meeting

Prishtina, 29th of October 2021,

Today, on 29.10.2021, a delegation from Albania headed by the general director of the state Police, Mr. Gledis Nano, officially visited the general directorate of Kosovo Police. They were welcomed by the General Director of KP, Mr. Samedin Mehmeti together with the senior Police management.

General Director Mr. Mehmeti, initially welcomed the representatives of the albanian Police and at the same time congratulated Mr. Nano for his new position of general director of the State Police, he stressed out that Kosovo Police highly appreciates the cooperation between the two institutions in all security areas and beyond.

This meeting was of informative nature, but the opportunity was used to discuss subjects of common interest such as the exchange of experiences and practices and further advancement of cooperation and interaction between the two police forces of both countries.

The parties pledged to continue further mutual cooperation in the field of security, support in specific areas between the two police institutions to result in even better coordination in the joint fight against criminal, organized crime and cross-border activities.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco