VIDEO/ Çlirim Gjata: Basha të ndalojë marrëveshjet me Edi Ramën, do ta mashtrojë sërish

VIDEO/ Çlirim Gjata: Basha të ndalojë marrëveshjet me Edi Ramën, do ta mashtrojë sërish

17:15, 30/10/2021
A+ Aa A-

Çlirim Gjata i bën thirrje kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha që të ndalojë marrëveshjet me Edi Ramën. 

Në një lidhje me Skype për Syri Tv me moderatoren Eneida Ndoci, Gjata tha se Rama ka për ta mashtruar Bashën sërish, siç ka bërë tre herët e para, e fundit me marrëveshjen e 5 qershorit 2020. 

Ai komentoi edhe skandalin e fundit të Bashës të denoncuar nga Syri Tv, mesazhin që ai iu ka dërguar deputetëve në Whatsapp për të votuar 'pro' eurobondit, ndërsa më pas u kërkoi të abstenonin. 

Gjata tha se vendimet duhet të merren kolegjiale dhe jo individuale, siç bën Basha që shmang diskutimet në grupin parlamentar. 

"Ajo që kam thënë është se PD nuk duhet të hyjë në marrëveshje me Ramën sepse na ka mashtruar tre hërë, më e freskëta e 5 qershorit që ndryshoi Kushtetutën më pas, na ka vjedhur zgjedhje. Lidhur me eurobondin, zoti Basha pse nuk i diskuton këto në grupin parlamentar. Grupi parlamentar është organ kolegjial. Basha nuk është kryetar i grupit parlamentar, por edhe kreu i grupit parlamentar nuk i urdhëron deputetët. Shtroje në grupin parlamentar. Si mund të dërgohet me SMS, me Whatsapp mblidhe, diskutoje dhe votoje fshehur në grup, se mund të vijë një rast që do të votosh edhe pro. Por mblidh grupin dhe diskutoje aty, pse këto gjëra bëhen individual?. Kështu u bë edhe me përjashtimin e zotit Berisha dhe zotit Noka. Nuk ka qenë në këtë derexhe kjo punë. Dhe e fundit, i kërkoj edhe njëherë si anëtar i PD dhe bashkëpunëtor prej disa vitesh, të ndalojë marrëveshjet me Edi Ramën. Çfarë garancie ka që pasi në mashtroi tre herë, s'do të na mashtrojë sërish. Po vazhduam me Edi Ramën asgjë në vijë nuk kemi"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco