Presidenti Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova me titullin 'Mjeshtër i Madh'

Presidenti Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova me titullin 'Mjeshtër i Madh'

16:52, 30/10/2021
A+ Aa A-

Eranda Libohova ëshët një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar me një karrierë të vyer 35-vjeçare.

Falë talentit të saj dhe vokalit të ngrohtë të thuajse të gjitha zhenrave të muzikës shqiptare, ajo ka arritur të fitojë simpatinë e të gjithë publikut shqiptar.

Ditën e sotme, këngëtarja është dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Presidenti Meta shkruan: Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku.

Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj.

Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco